fbpx

Aksidenti i linjës së transportit urban, pasojë e keqmenaxhimit të Bashkisë. Me Belind Këlliçin transporti do të jetë modern, i sigurt dhe falas.

Deklaratë nga Rruga e Elbasanit, zëdhënësja e fushatës, Silvi Bardhi

Erjon Veliaj premton tren elektrik, ndërkohë që edhe sot një autobuz i transportit urban ka vënë në rrezik jetën e njerëzve në qytet.

Kryetari aktual i Bashkisë ka vetëm fjalë e fasadë.
Shërbimet e Bashkisë mungojnë, dhe transporti publik nuk është më i sigurtë.

Duhet ndryshim.

Qytetarët e Tiranës kanë nevojë për punë thelbësore, për ndërhyrje që kanë të bëjnë me cilësinë e jetës.

Qytetarët e Tiranës paguajnë shumë taksa e tarifa dhe meritojnë punë e shërbime, jo propagandë e spektakël.

Transporti publik ka nevojë për një reformë emergjente, dhe këtë do e bëjë të mundur Belind Këlliçi me premtimin që ka sjellë në vëmendje të opinionit publik këto ditë, transport modern, të sigurt dhe falas.

Më ndiqni në rrjete sociale

Le të jemi më pranë njëri-tjetrit. Së bashku fitojmë!

Abonohu tani për të marrë njoftimet e fushatës!