Një befasi e kendshme gjatë vizitës në selinë e Komunitetit Mysliman, m’u rezervua sot nga Drejtori i Kulturës pranë këtij institucioni, z.Dorian Demetja, i cili më dhuroi librin “100 Personalitete shqiptare të kulturës Islame”.
Është emocion i fortë kur sheh se një hapësirë të madhe ndër 100 personalitetet e historisë dhe kulturës në këtë shekull, e zë familja ime, paraardhësit, siç është Mytesim Këlliçi, ish-Myfti i Tiranës – Durrësit–Kavajës, si dhe ish Senator dhe drejtues i Kongresit të Lushnjes për një periudhë kohe. Krenar për këto gjurmë që janë vendosur herët, ne shërbim të njerëzve, qytetit dhe vendit.