DENONCIMI I PLOTË I KANDIDATIT PËR BASHKINË E TIRANËS, BELIND KËLLIÇI
Jemi këtu në një objekt që është pa leje ndërtimi, pa leje mjedisore, e ngritur në një parcelë ku kartela e pronësisë thotë që kemi të bëjmë me një pyll. Për ata që po kërkojnë 1 milion pemët e Veliajt, i bëjmë me dije që pylli i kryetarit të bashkisë është këtu. Është fabrika e paligjshme e asfaltit që cdo ditë i shet në të zezë me detyrim një pjese të kompanive me 60 mijë lekë tonin e asfaltit. Dhe 1 kamion shkon mesatarisht 2 milionë lekë, Është kthyer në një fabrikë korrupsioni ditor.

Në janar 2023, denoncova ndërtimin e rrrugës ‘’Xhon Belushi’’, që po bëhëj me mjetet e Bashkisë Tiranë, me asfaltin e Bashkisë Tiranë, me punëtorët e bashkisë, dhe si procedurë tenderohej fiktivisht. Në këtë vend ndodh gjithçka. Këtu prodhohet asfalti elektoral që shpërndahet në rrugët e Tiranës, në një fabrikë të ngritur tërësisht në paligjshmëri.
Edhe qytetari në cepin më të skajshëm të Tiranës gjobitet pse rregullon pllakat e shtëpisë, pse rregullon avllinë dhe ndërkohë kjo fabrikë korrupsioni është e ngritur në një parcelë që thotë tokë-pyll, ndërkohë që nuk ka leje ndërtimi dhe leje mjedisore. Cdo ditë ngarkohen kamionë që shkojnë në rrugët e Tiranës për të hedhur asfalt elektoral. Kjo është arsyeja pse kompanitë private ne Tiranë kanë shkuar në kolaps dhe po falimentojnë. Ndërtues dhe pronar i ndërtimit të rrugëve është vetë kryetari I bashkisë, Erion Veliaj.
Marrin asfaltin e hedhin vetë në rrugicat e Tiranës, tenderohen fiktivisht punimet dhe vidhen taksat e qytetarëve te Tiranës. Kjo është një fabrikë korrupsioni. E nevojshme që qytetarët ta shohin me sytë e tyre. Niveli i korrupsionit në Tiranë ka kapur majat.
Belind Këlliçi merr në telefon policinë e shtetit:
Përshëndetje, jam Belind Këlliçi. Jam kandidati për kryetar bashkie në Tiranë. Doja të denoncoja në flagrancë një ndërtim pa leje. Ndodhem në një zonë të Krrabës, në një fabrikë asfalti që është ndërtuar pa leje. Do doja të vinte një patrullë e policisë që bëjë një verifikim. Ju lutem, siç denoncohen ndërtimet pa leje në Tiranë po e bëj edhe unë një denoncim. Ne do te qëndrojmë këtu. (Mbyllet telefonata)
Kam prishur gjithë axhendën ditore të fushatës elektorale. Do të qëndroj këtu me këta të rinj te forumit rinor. Edhe këta nuk kanë kod etike kur vjen puna në luftën kundër korrupsionit. Jemi të vendosur të mbrojmë taksat e qytetarëve. Për skeptikët do të na duhet të presim pak të shohim sjelljen e policisë së shtetit me ne.
Jam cdo ditë në zona te ndryshme të qytetit. Në Zall Bastar, nje zotëri ishte arrestuar për 5 ditë, sepse kishte hapur dritaren e shtëpisë së tij. Ndërkohë ja ku jemi këtu të presim policinë e shtetit, apo Bashkinë Tiranë se çfarë përgjigjje do të japin për këtë rast flagrant. Në janar kur denoncova ndërtimin e rrugës ‘’Xhon Belushi” ku e kemi dërguar edhe në SPAK, kanë kaluar 4 muaj dhe ende asnjë informacion.
Kemi informacion që i gjithë ky proces monitorohet nga një prej drejtorëve të bashkisë, Herion Rrapaj, i cili është përgjegjësi kryesor për këtë proces që ndodh. Do presim policinë e shtetit, do i japim fund kësaj vjedhje që po ndodh në mes të qytetit.
Kjo fabrikë është zhvendosur prej 2 vitesh këtu për të prodhuar asfalt në mënyrë të paligjshme, korruptive në të zezë. Më parë ka qenë në një zonë në Pezë ku edhe banorët janë çuar në protestë për shkak të teknologjisë së vjetër dhe ndotjen që shkaktonte. Thithim mbase ajrin më të ndotur të Europës. E zhvendosën pas shumë protestash, por jam kurioz të shoh a ka fabrikë këtu mbrapa apo pyll siç thuhet edhe në kartelën e pronësisë. Në kartelë del pyll, tokë bujqësore.
Nëse nuk vjen patrulla, do telefonoj drejtorin e policisë së shtetit, Rrumbullakun.
Rrugica në Tiranë që nuk kanë parë asfalt në 8 vite, brenda 2 muajsh pjesa më e madhe e rrugicave shtrohet me asflat elektoral natën, pa tabelë punimesh, pa projekt, në mënyrë korruptive dhe pa praninë e banorëve.
Për ata që pyesin ku do i gjej paratë për të bërë transportin falas, nënkalimin, shkollat, kopshtet, çerdhet, ja tek janë paratë që na vidhen. Jemi pjesë e një qyteti që Bashkia e vjedh çdo ditë.
Belind Këlliçi takohet me një nga punonjësit e policisë:
-Jam kandidati për kryetar të bashkisë së Tiranës. Jam vënë në dijeni që kjo fabrikë nuk ka leje ndërtimi, as mjedisore dhe këtu ngarkohen dhjetra kamionë çdo ditë me asfalt që shiten në të zezë. Kam ardhur këtu të denoncoj këtë ndërtim pa leje, këtë aferë korruptive. Nuk ka patur reagim as nga SPAK, po bëj unë detyrën e tyre.
Punonjësi i policisë: faleminderit, e kam marrë shqetësimin dhe do e ndjekim.