fbpx

Adan Kaba

Adan Kaba ka lindur në Madrid më 20 Qershor të vitit 2000.

Adan Kaba është diplomuar në degën Inxhinieri Softëare, programi Bachelor- Instituti Kanadez i Teknologjisë. Aktualisht ndjek studimet Master “Inxhineri Informatike”, Programi Inxhinieri Softëare. Përtej angazhimit politik Adani ka dhe disa eksperienca pune në organizata jo fitimprurëse me qëllime sensibilizimi, për tema të ndjeshme sociale. Në punët që ka bërë është evidentuar për cilësitë e tij për të punuar në grup dhe aftësitë komunikuese.

Angazhimin politik, Adan Kaba e ka nisur që në vitin 2019 si Koordinator i Universiteve në fushatën e zonjës Monika Kryemadhi. Në 29 tetor të vitit 2022, Adan Kaba zgjidhet për herë të parë si anëtar i KDK-së të Partisë së Lirisë, si aktivist i Lëvizjes Rinore për Integrim. Adan Kaba aktualisht është kandidat për anëtar të Këshillit Bashkiak në Bashkinë e Tiranës nën logon e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’.