fbpx

Besford Dorezi

Besford Dorezi ka lindur më 13.08.1984, në Tiranë.

Në vitin 1995 filloi të ushtrojë sportin e Judos në klubin sportive “Olimpik”. Në 1995-1998 u shpall Kampion Kombëtar Kategoria 48 kg (fëmijë). Në vitet 1998-2000 ka ushtruar sportin e Judos në Zvicër dhe është çertifikuar dhe ka marrë Gradën “KYU”.

Në vitin 2000, Klubi sportiv “Dinamo”, Kategoria 55 kg Kampion Cadet.

2000-2004, Klubi sportiv “Dinamo”, Kampion në peshat 60-66kg.

Në 2004 Shoqata KS “Don Bosko”, Kampion Kategoria 81 kg.

Në 2005 Shoqata KS “Don Bosko”, Kampion Kategoria 73 kg Senior.

Në 2006 Shoqata KS “Don Bosko”, Kampion Kategoria 81 kg.

2005-2010 Shoqata KS “Don Bosko”, Kampion viti 2008-2009 Kategoria 73 kg. Në vitet 2010-2015 shoqata sportive “MMA Center Tiranë” (2012,2013,2014,2015 Kampion Senior, Kategoria-90 kg). 2015-2016 Shoqata sportive “Albania Sport”, 2016 Kampion Kombëtar Senior – 90 kg. 2017-2019 Klubi sportiv “Studenti”, Kampion Kombëtar kategoria – 90 kg. Është shpallur fitues i Kupës së Shqipërisë për vitet 2016 – 2017. Ka kryer kurse trajnimi dhe kualifikimi organizuar nga FSHJ dhe KOKSH. Mban Gradën III DAN. Ka licensën instruktor i sportit të Judos. Aktualisht jep kontributin e tij, eksperiencën e tij në vite dhe  punon me një grup të rinjsh të cilët janë me prespektivë për të përfaqësuar Shqipërinë në aktivitete Ndërkombëtare.

Besford Dorezi në vitin 2021 merr titullin “Mjeshtër i Madh” nga Presidenti i Republikës, për kontributin e shquar në sportin e Judos