Brunilda Paskali u lind në 05 Shtator 1965 në qytetin e Korcës. Znj. Paskali është diplomuar në Fakultetin Filologjik, Dega Gjuhë Angleze në vitin 1987. Gjatë periudhes 1989-1990 ka dhënë provime pasuniversitare në fushen e Psikologjisë, Didaktikës dhe Filozofisë.
Për një periudhë kohore rreth 20 vjecare, ka drejtuar kompaninë e saj “Ëisdom” me aktivitet në fushën e edukimit dhe gjatë kësaj kohe ka kryer specializime të ndryshme në fushën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Diplomacisë.
Znj. Paskali mban gradën Master në Diplomaci (MDY) dhënë nga Universiteti i Norëich, Vermont, SHBA, në fushën e Menaxhimit të Konflikteve.
Gjatë viteve 1988-2013 ka punuar si Pedagoge e gjuhës Angleze, Shefe e Departamentit Shkencor dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare, si dhe Pedagoge në Fakultetin e Psikologjisë, pranë Kolegjit Universitar “Ëisdom”. Në vitet 2010-2011, znj. Paskali ka mbajtur detyrën e Këshilltares së Zv. Kryeministrit dhe Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë.
Nga Tetor 2013 deri në Gusht 2015, znj. Paskali ka mbajtur detyrën e Zv. Ministres së Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipermarrjes (MZHETTS).
Nga Shtator 2015 deri Shtator 2017, znj. Paskali ka mbajtur detyrën e Nënkryetares së Bashkisë së Tiranës.
Nga Janari 2018 deri në Korrik 2022, znj. Paskali ka mbajtur detyrën e Këshilltares së Presidentit të Republikës për cështjet sociale dhe gjinore.
Znj. Paskali flet rrjedhshëm gjuhën Angleze dhe Italiane dhe mjaftueshëm gjuhën Spanjolle.