fbpx

Dorjan Teliti

Dorjan Teliti ka lindur ne 15 maj 1981, ne Tirane.

Pas perfundimit te gjimnazit ne Petro Nini, Dori u largua nga Shqiperia per te ndjekur studimet universitare ne Itali, ne fushen e ekonomise, ku u diplomua me rezultate shume te mira ne vitin 2005. Me pas, ne vitin 2009 Dori perfundoi studimet Master i Nivelit te Dyte ne “Menaxhim Financiar”dhe ne vitin 2018 fitoi graden shkencore “Doktor i Shkencave” Ekonomike pas nje pune te gjate kerkimore shumevjecare. Gjithashtu gjate periudhes 2011-2016, Dori ndoqi edhe perfundoi studimet Bachelor dhe Master prane Fakultetit te Drejtesise.

Ne karrieren e tij profesionale, Dori ka punuar per 7 vite ne Ministrine e Financave ne pozicione te ndryshme, ku gjate periudhes 2011-2013 ka ushtruar detyren e Sekretarit te pergjithshem te ketij institucioni. Pas rotacionit politik te vjeshtes 2013, Dori u emerua ne detyren e Keshilltarit per Ceshtjet Ekonomike dhe Financiare prane Grupit Parlamentar te Partise Demokratike, detyre te cilen vazhdon ta mbuloje edhe aktualisht. Paralelisht me karrieren profesionale, Dori ka ndjekur dhe zhvilluar edhe nje karriere intensive akademike, ku prej 16 vitesh jep mesim ne cilesine e Lektorit dhe eshte autor i disa artikujve shkencore dhe pjesemarres ne disa konferenca nderkombetare dhe kombetare.

Dori i eshte bashkuar qe ne gjimnaz (1995) strukturave rinore te PD-se. Pas perfundimit te studimeve ne Itali, Dori  ne 2007 rifilloi angazhimin e tij ne strukturat e PD-se, ku deri me sot ka mbuluar detyra te ndryshme, si sekretar seksioni, kryetar seksioni, kryetar grupseksioni, anetar kryesie dege, sekretar dege, koordinator dege, i deleguar ne 3 procese riorganizimi ne qarkun e Tiranes, dhe per nje periudhe 2 vjecare ka ushtruar edhe detyren e Drejtorit te Kabinetit ne PD. Qe prej vitit 2014, Dori eshte Anetar i Keshillit Kombetar te PD-se dhe ka qene kandidat per deputet ne dy zgjedhjet e fundit parlamentare.

Dorjan Teliti eshte i martuar dhe ka dy femije.