Emiljano Kapllani ka lindur në 13 mars 1993, në Berat.
Emiljano ka mbaruar studimet e larta “Master” për Menaxhim Ekzekutiv në Universitetin “Luarasi”. Ka një angazhim të gjatë në Partinë Demokratike i cili nis prej vitit 2012. Në cilësinë e Kryetarit ka drejtuar Grupseksion dhe seksion të Degës 2 në Tiranë. Angazhimi i tij intensiv ka vijuar në “Forumin Rinor të Partisë Demokratike”. Në vitet 2016 – 2021 Emiljano ka mbajtur pozicionin e anëtarit të Kryesisë në FRPD. Gjithashtu si anëtar i Këshillit Kombëtar të PD ka marrë pjesë në aktivitet politike të Partisë Demokratike.