Endirë Bushati është diplomuar pranë Fakultetit të Drejtësisë së Universitetit të Tiranës, si “Student i shkëlqyer” për vitin 2000. Ajo mban titullin akademik “Profesor i Asociuar” që nga viti 2013, si dhe ka fituar gradën shkencore “Doktor i shkencave juridike” në fushën e të drejtës civile në vitin 2009. Gjithashtu ka kryer specializime trajnime në Francë, Gjermani, Angli etj. Znj. Bushati ka ekperiencë akademike 22 vjeçare në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës dhe universiteteve të tjera jopublike të vendit. Është autore e shumë shkrimeve dhe referimeve shkencore në revista e konferenca kombëtare e ndërkombëtare. Ka shërbyer në institucione të ndryshme qendrore të administratës publike, si dhe është angazhuar si eksperte, konsulente e trajnere në disa projekte mbi të drejtën, pushtetin vendor, median, barazinë gjinore etj.
Aktualisht është pedagoge pranë Institutit të Studimeve Evropiane të Universitetit të Tiranës, si dhe ushtron profesionin e avokatit. Zotëron gjuhët anglisht, frëngjisht, italisht.