Endrit Braimllari, ka lindur më 16.05.1988 në Tiranë. Ka kryer studimet e larta në “Fakultetin e Shkencave Sociale”, dega Filozofi. Master Shkencor në Politikë dhe Qeverisje, Instituti i Studimeve Evropiane, “Universiteti i Tiranës”. Angazhimin politik e ka filluar që në Janar të vitit 2006, duke u bërë pjesë e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Në Shtator 2008, zgjidhet anëtar Kryesie i LSI-së dhe Kryetar i Forumit Rinor për Tiranën. Endrit Braimllari është zgjedhur për dy mandate anëtar i Këshillit Bashkiak në Bashkinë e Tiranës, në zgjedhjet vendore të vitit 2011 dhe 2015, po në 2015 zgjidhet edhe anëtar i Këshillit të Qarkut Tiranë. Në vitet 2015-2017 ka dhënë mësim në Fakultetin e Shkencave Sociale dega Filozofi, si pedagog i jashtëm. Në vitet 2012 -2016 ka mbajtur detyrën e Kryetarit të Lëvizjes Rinore për Integrim. Në vitin 2016 zgjidhet Nënkryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, detyrë të cilën e mbajti deri në Dhjetor 2016. Dhjetor 2016 – 25 Korrik 2022 ka mbajtur detyren e Sekretarit të Përgjithshëm të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Në Qershor të 2017 zgjidhet deputet i Kuvendit të Shqipërisë, anëtar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare. Korrik 2022 Sekretar Organizativ i Partisë së Lirisë dhe në Tetor të 2022 zgjidhet Nënkryetar i Partisë së Lirisë.