fbpx

Endrit Memia

Endrit Memia, lindur në Tropojë banues në Tiranë prej shumë vitesh.
Partinë Demokratike nuk e shoh thjeshtë si një bindje politike të trashëguar nga familja por e shoh si nje pasqyrë dhe përmbushje të parimeve dhe idealeve që unë besoj.
Kam përfunduar studimet e larta në degën “Financë- Kontabilitet” dhe aktualisht jam punonjës në sektorin privat në pozicionin menaxher risku.
Angazhimi im në Partinë Demokratike është i hershëm, duke filluar si anëtar e më pas në pozicione të ndryshme funksionale. Për disa vite kam qenë drejtues i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, njësia 11. Për të vijuar më pas si antar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike dhe sot Sekretar për Burimet Njerëzore dhe Aktivitetet në FRPD.
Në çdo rrethanë, gjithmonë, kam zgjedhur të besoj e të kontribuoj për Partinë Demokratike sepse i dua dhe besoj në idealet e saj.