Enkeleida Fejzo është anëtare e Partisë Demokratike prej vitit 1997. Ka qënë Kryetare e FRPD Dega Tepelenë (1997-1999) dhe anëtare Kryesie në Degën e PD-së Gjirokastër në vitin 2000. Që nga viti 1999 e në vazhdim është angazhuar në të gjithë zgjedhjet qëndrore dhe vendore, si kryetare dhe sekretare në komisionet e votimeve (KZAZ). Aktualisht është anëtare Kryesie në Degën nr 9, Tiranë. Enkelejda është diplomuar për Mësuesi (1995 – 1999), më pas në Juridik (2005-2008), si dhe Diplomaci (2012-2014). Gjithashtu ka kryer masterin shkencor “E Drejtë Publike Ndërkombëtare (2014-2016).
Aktualisht është angazhuar me Shoqatën “ALBACCESS OPEN” (prej vitit 2016), e cila kontribon në konsolidimin dhe avancimin e demokracisë dhe shoqërisë civile në Shqipëri dhe në trojet me popullsi shqiptare, përmes bashkëpunimit me institucionet qendrore, vendore, akademike dhe komunitare.