fbpx

Eriona Bixha

Eriona Bixha lindi më datë 28 Prill 1992, në Tiranë. Ka përfunduar studimet Bachelor për Shkenca Politike dhe studimet Master Shkencor në degën Studime Rajonale Politike, në Fakultetin e Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës. Gjithashtu, ka kryer edhe një Master të dytë shkencor në degën e Drejtë Publike dhe Ndërkombetare. Ka një eksperiencë profesionale prej rreth 10 vitesh si në sektorin privat ashtu edhe në atë shtetëror. Eriona Bixha ka filluar angazhimin e saj në politikë në vitin 2011 pranë Lëvizjes Rinore për Integrim. Prej vitit 2012-2016 ka qenë Kryetare e Studentëve të strukturës Lëvizja Rinore për Integrim. Prej vitit 2012-2022 ka qenë anëtare e kryesisë së Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim. Në periudhën nëntor 2016-2020 ka qenë Sekretare Organizative e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim.

Në periudhën 2015-2019 ka shërbyer si anëtare e Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe anëtare e Këshillit të Qarkut Tiranë.

Në vitet 2013, 2017, 2021 ka kandiduar si deputete në qarkun e Tiranës.

Në tetor 2022, Eriona zgjidhet anëtare e Komitetit Drejtues Kombëtar të Partisë së Lirisë.

Eriona Bixha aktualisht është edhe anëtare e Kryesisë së Partisë së Lirisë.