Ilda Zhulali ka përfunduar me meritë studimet pasuniversitare për Diplomaci në Universitetin e Oksfordit, si bursante Chevening, dhe është diplomuar me medalje ari për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Kolegjin Amerikan të Selanikut.
Ilda Zhulali ka një përvojë 22 vjeçare si diplomate karriere në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe si këshilltare e dy Presidentëve të Republikës. Ajo është anëtare e bordit të Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë dhe drejtuese e departamentit të marrëdhënieve me jashtë në Partinë Demokratike.
Fusha e saj e ekspertizës lidhet me procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian, rajonin, sigurinë, demokratizimin, qeverisjen e mirë, bashkëpunimin me institucionet ndërkombëtare, etj. Znj. Zhulali ka qenë pjesë e ekipit drejtues në procesin e liberalizimit të vizave me Bashkimin Europian, gjatë të cilit u përmbushën në kohë rekord 140 kërkesa nga ana e Shqipërisë.
Ilda Zhulali është aktive në median e shkruar dhe vizive, ku promovon funksionimin demokratik të institucioneve, transparencën, llogaridhënien publike, domosdoshmërinë e një konsensusi kombëtar për zhvillimin e qendrueshëm të vendit dhe anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Ilda Zhulali beson tek liria dhe familja.
Ajo është e martuar dhe ka një djalë.