fbpx

Ilir Alimehmeti

Ilir Alimehmeti ka lindur ne Tirane me 13 shtator 1979, eshte i martuar dhe baba i dy vajzave 11 dhe 9 vjeç.

Ilir Alimehmeti eshte Profesor i Asociuar dhe Zv. Dekan i Fakultetit te Mjekesise, Tirane si edhe Anetar i Komisionit te Perhershem te Shendetesise ne Akademine e Shkencave te Shqiperise.
Ka kryer dy specializime: Endokrinologji ne Universitetin e Mjekesise, Tirane dhe Epidemiologji Klinike ne Universitetin e Roterdamit, Hollande, si edhe studimet e Doktoratures ne Universitetin e Mjekesise, Tirane.

Prej pothuajse nje dekade eshte i fokusuar ne projektet e kerkim-zhvillimit dhe te organizim-menaxhimit shendetesor.

Aktualisht, Dr. Ilir Alimehmeti eshte Drejtues i Departamentit te Shendetesise dhe Anetar i Keshillit Kombetar te Partise Demokratike te Shqiperise.

Eksperienca e tij ne shendetin dhe sherbimin publik i ofron Dr. Ilir Alimehmetit njohurite dhe aftesite per te njohur faktin se natyra, mjedisi dhe mbeshtetja sociale jane faktore kyç ne jeten dhe shendetin e qytetareve dhe se keto te fundit mund te permiresohen vetem duke ruajtur dhe riperterire mjedisin rrethues natyror dhe shoqeror.

Dr. Ilir Alimehmeti e konsideron familjen si nje kryeveper te zhvillimit shoqeror dhe se shoqeria e Tiranes mund te ece perpara vetem duke mbeshtetur dhe mbrojtur institucionin e familjes dhe te vlerave te lidhura me te.

Se fundmi, Dr. Ilir Alimehmeti beson fort ne vlerat e integritetit dhe te ndershmerise, duke e konsideruar korrupsionin si shkaktarin kryesor te te gjitha plageve sociale dhe urbane te Tiranes dhe, si i tille, goditja e korrupsioni eshte objektivi kryesor i aktivitetit te tij politik me qellim permiresimin e jetes dhe te shendetit te çdo qytetari ne Tirane.