fbpx

Iva Çarçiu

Iva Çarçiu, lindur më 15.08.1996, në Tiranë. Ka studiuar Master Shkencor për Ekonomi dhe Politika të Zhvillimit Rural në Universitetin Bujqësor të Tiranës.

Persa i përket eksperiencave të punës, është e fokusuar në pjesën e rekrutimeve ku prej vitesh mbulon sektorin e tregut të punës.

Iva ka punuar në një shkollë profesionale si koordinatore e përgjithshme, ne nje kompani te madhe si specialiste e Burimeve Njerëzore dhe njëkohësisht është drejtuese e “Agjensisë Punësimit IMP” ku punëson me qindra të rinj dhe të reja dhe kandidatë të tjerë në sektorin privat në kompanitë më prestigjoze sipas kushteve dhe pritshmerive që ato kanë.

Po ashtu Iva punon si pedagoge e jashtme në Universitetin Europian të Tiranës.

Në politikë, Çarçiu është angazhuar që në vitin 2009 ku ka kaluar pozicionimin në struktura.

Në zgjedhjet parlamentare Iva ka qënë e renditur në nr.30 si kandidate për deputete në Qarkun e Tiranës.

Sot ajo është Koordinatore e Njësisë 11, anëtare e KDK, dhe kandidate për Këshillin Bashkiak të Tiranës.