fbpx

Jonathan Pano

Jonathan Pano lindi ne vitin 1998 ne Shkoder, ne nje familje misionare e cila u largua nga Tirana per te sherbyer ne qytetin e Shkodres edhe gjate krizes se Kosoves.  Ai u diplomua ne Tirane me nje Bachelor of Science ne ‘Business Administration’ ku u shpall studenti me i mire i brezit te tij. Gjithashtu, zoteron diplome ne Bachelor of Science ne Business, Management & Economics nga ‘State Univetsity of New York’ USA,  ku mori titullin ‘Magna Cum Laude’ dhe ishte pjese e ‘Deans List’.

Jonathan zoteron 2 mastera. Ne finance, nga ku u shpall serish studenti me i mire i brezit me temen e diplomes ‘Politikat Fiskale Pro-Familjes ne Shqiperi’ dhe master ne ‘Organizational Leadership’ ne SHBA. Eksperiencen profesionale e ka nisur ekonomist dhe menaxher projektesh. Me pas ka vijuar si Auditues Bankar. Ai eshte studiues dhe ekspert i politikave fiskale ne vend. Jonathan e ka nisur angazhimin ne pozicione drejtuese qe ne moshe te hershme, duke u shpallur kryeminister i gjimnazit ‘Partizani’ ne vitin 2015, me pas President i studenteve per 2 mandate ne 2019 & 2020 tek Universiteti i New Yorkut ne Tirane. Ai eshte i angazhuar me shoqerine civile, si vullnetar ne organizata te ndryshme dhe ka nje rrol aktiv drejtues ne Koalicionin Pro Familjes dhe Jetes.