fbpx

Julian Deda

Julian Deda është një nga aktorët dhe komedianët më të famshëm në Shqipëri. Lindi në Shkodër më 15 Shtator 1981.

Ka mbaruar shkollën e mesme “Jordan Misja” në Shkodër. Në vitin 2000 fiton të drejtën e studimeve në “Akademinë e arteve në Tiranë” fakultetin e artit skenik, dega aktrim. Diplomohet me rezultate të shkëlqyera në vitin 2004.

Që nga mbarimi shkollës së lartë, Julian Deda është një aktor në aktivitet të plotë artistik skenik dhe sidomos televiziv, duke punuar ne tre televizionet me te medha ne Shqiperi, Top Channel, Vizion Plus dhe TV Klan.

Gjatë gjithë kësaj kohe Julian Deda ka marrë pjesë si aktor në dhjetëra pjesë dramatike, dhe në disa filma artistik.

Ai jeton në Tiranë së bashku me bashkëshorten Znj. Armanda Deda dhe me dy fëmijët e tij Reina dhe Mateo.

Julian Deda vazhdon të jetë një nga aktorët më të dashur në Shqipëri.

Prej vitit 2014, pjese e strukturave te PD dhe anetare i keshillit kombetar te kesaj partie.

Jashte profesionit, njihet si person i angazhuar ne shume çeshtje sociale, duke kontrubuar me ze e me figure ne permiresimin e mendimit qytetar dhe sigurisht ne reagime qe rrisin ndikim e shoqerise ne vendin tone.