fbpx

Keda Kaceli

Keda Kaceli, antare e Departamentit të Kulturës dhe Trashigimisë Kulturore në Partinë Demokratike si dhe Koordinatore e saj me Partitë italiane të qendrës së djathtë siç është Forza Italia. Në Itali, kam qenë antare e Forumit Rinor Forza Italia në Sekretarinë e Marrëdhënieve me Jashtë, disa herë kryetare e delegacionit të Europarlamentarëve të Milanos në YEPP, të Rinjtë e Partive Popullore Europiane. E angazhuar qysh nga lindja në opozitën ndaj rregjimit diktatorial Hoxhist, rrjedh nga familjet e hershme patriotike Tiranase: Kaceli, Tagani, Huqi, Kukaleshi. Gjyshi im Jonuz Kaceli është martir i ngjarjes makabre të Bombës në Ambasadën Sovjetike në vitin 1951, ndaj memories së tij i kam kushtuar “Fondacionin Jonuz Kaceli”, i cili vepron për të mirën, të drejtën, lirinë dhe të vertetën. Jam pjesë e Diasporës shqiptare, pasi kam emigruar me familjen që në fëmijëri, por nuk jam shkëputur kurrë nga vendlindja dhe nga Tirana shoqërore dhe politike. Kam kryer në Itali të gjithë ciklet e arsimit. Diplomuar për Shkenca Ndërkombëtare dhe Institucione Europiane, kam studjuar Gazetari dhe Marrëdhenie Ndërkombëtare, kam kryer një Master formimi për Bioetikë dhe Biopolitikë promovuar nga Dhoma e Deputetëve në Romë dhe sapo kam perfunduar studimet për Histori, dega Historia e Politikës Bashkëkohore. Në Itali kam themeluar dhe drejtuar disa vite revistën politike “Buongiorno Italia” më pas producente e botuese dhe në vitet në vijim, pas një shkëputje nga jeta publike, kam qenë drejtoreshë menaxhimi e një firme të vogël private për logjistikë, në Milano. Kam përkthyer në italisht veprën monument të At Zef Pllumit “Rrno vetëm për me tregue” dhe me Fondacionin Jonuz Kaceli përkthej dhe botoj në shqip veprat e Joseph Ratzinger, Papa Benedikti XVI, mendimtari më i madh i të gjitha kohërave, kontributet e të cilit më shume se kurrë i duhen shoqërisë shqiptare, që për bazë, në themelin e saj, ka trinomin e pashlyeshëm: Zot Komb Familje.