fbpx

Luçian Qafoku

Luçian Qafoku ka lindur më date 26.03.1972, në Çorovodë, Skrapar. Ka mbaruar “Akademinë e Arteve të Bukura”. Në vitet 2000-2002 ka mbajtur pozicioni e Shefit të Manaxhimit në Ministrinë e Ekonomisë. Më pas ka hapur një aktivitet privat. Luçian Qafoku ka nisur angazhimin e tij politik në LSI që nga viti 2004, si themelues i kësaj force politike, Koordinator në Njësinë Nr. 7 dhe aktualisht Kryetar i PL-së Njësia Nr.7. Në vitet 2009-2013 ka qënë Drejtor në “Trajtim Studenti” dhe nga 2013-2016, Drejtor i Spitalit të Burgjeve. Aktualisht është Administrator i kompanisë “Grandpoolluciano”, biznes privat.