fbpx

Tedi Blushi

Tedi Blushi ka lindur në Korçë në 30 shtator 1984. Mësimet e para i mori në shkollën “Mësonjëtorja e parë shqipe” dhe më pas ndoqi shkollën e mesme “Raqi Qirinxhi”.

Studimet i ndoqi në Universitetin e Tiranës, ku u diplomua për Gazetari, me titullin master shkencor. Karrierën në gazetari e filloi në vitin 2002, në të përditshmen “Koha Jonë” dhe më pas deri në vitin 2016 punoi në gazetën “Standard” dhe “Gazeta Shqiptare”, fillimisht si reporter terreni, më pas në pozicionin e redaktorit politik dhe Zëvendëskryeredaktorit, ku spikati me një sërë artikujsh investigativë dhe analizash të forta, në mbrojtje të interesit publik. Gjatë kësaj periudhe ka bërë një sërë trajnimesh në gazetari dhe komunikim publik.

Më pas ai u emërua Drejtor i agjencisë së lajmeve “BalkanËeb”.

Nga viti 2017 deri në vitin 2022 ai mbajti pozicionin e Këshilltarit për Mediat, si edhe të Zëdhënësit të Presidentit të Republikës.

Në korrik 2022, Tedi Blushi ishte një nga themeluesit e Partisë së Lirisë dhe aktualisht ushtron funksionin e Sekretarit të Përgjithshëm të kësaj partie.

Zotëron gjuhët e huaja angleze dhe italiane.