Xhoel Nonaj, lindur më datë 25.06.1999, në Tiranë. Aktualisht është student i vitit të 5-të në “Universitetin e Mjekësisë Tiranë”, “Fakulteti i Mjekësisë Dentare”, dega Stomatologji. Karriera e tij në politikë ka filluar në vitin 2021 në Qarkun e Korçës. Më pas në vitin 2022, u bë pjesë e Kryesisë së Forumit Rinor LRI. Aktualisht ai është përqëndruar tek të rinjtë dhe specifikisht tek studentët e U.M.T si Koordinatori i U.M.T për PL. Xhoel Nonaj është anëtar i Kryesisë së Partisë së Lirisë dhe anëtar i Komiteti Drejtues Kombëtar.