fbpx

Karlo Bolino paguhet nga thesi i inceneratorit të Tiranës, ku Veliaj është i zhytur deri në grykë

Friksit në bashki nuk i mjaftojnë mediat që ka nën sqetull. Ka vënë Karlo Bolinon të më monitorojë rrjetet sociale. Karlos dhe pagatorit të tij Veliaj i dhashë përgjigje sot nga foltorja e Kuvendit.

Bolino ka vite në Shqipëri dhe është integruar mirë. Bashkë me Veliajn dhe Klodian Zoton e heqin vallen treshe sa herë iu jepet mundësia. Që ta dini ju miq, Karlo Bolino paguhet nga thesi i inceneratorit të Tiranës, ku Veliaj është i zhytur deri në grykë.

Unë përgjigjet i kam me fakte, prandaj po ju paraqes dokumentet, shkëmbimet dhe shërbimet midis MTSC (Carlo Bollino) dhe Integrated Energy BV SPV (kompania e inceneratorit të Tiranës). Report TV kërkon para shtesë nga Klodian Zoto me rastin e fushatës. Klodian Zoto, i bie shkurt, i thotë po.

Sa herë unë flas për inceneratorët, Karlo flet për opozitën. Është gati të masakrojë çdo parim gazetarie për punëdhënësin e tij.

Këta pretendojnë se Klodian Zoto nuk ka lidhje me inceneratorin e Tiranës.
Atëherë përse duhet miratimi i Zotos për shtesën me para?

Më ndiqni në rrjete sociale

Le të jemi më pranë njëri-tjetrit. Së bashku fitojmë!

Abonohu tani për të marrë njoftimet e fushatës!