fbpx

Këlliçi: Ku shkuan miliona dollarë që qytetarët e Tiranës paguan për ujin e rritur me 44%?

 

Kandidati i Opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Kelliçi, paraqiti platformën e tij në emisionin ‘Quo Vadis’, ku u ndal në 5 prioritetet kryesore që ndikojnë në zbutjen e kostos së renduar të jetesës. Ai veçoi transportin publik falas, dhe uljen e taksave e tarifave.

Gjatë intervistës me gazetaren Pranvera Borakaj, Këlliçi bëri gjithashtu denoncime të forta.

Ai tha se me faturën e ujit që Veliaj e rriti me 44 përqind në janar të 2018, do të duhej te kishte mbledhur 46 milionë dollarë më shumë çdo vit.

Ky është një objektiv që sipas tij nuk është arritur asnjëherë në këto kohë nga Veliaj, çka deshmon për abuzim me fondet.

Por as argumenti i rritjes së çmimit, me shpalljes se do të sillte funizim 24 orë me ujë dhe ulje të humbjeve në rrijet, në masën 40 përqind, nuk u realizua asnjëherë.

Këlliçi tha se janë bërë nga ana tjetër, prej janarit të 2018, 628 prokurime nga UKT, në vlerën 121 mln dollarë.

Po, ku kanë shkuar keto para, pyeti Këlliçi, kur dihet se shumë zona në Tiranë, nuk kanë më shumë se 2 ose 3 orë ujë të rrjedhshëm në ditë.

Ku kanë shkuar këto para, kur humbjet në rrjet janë 67 përqind, pyeti Këlliçi.

Ai shtoi se abuzimi dhe korrupsioni në Bashkinë e Tiranës është në nivele alarmante.

Kandidati i Opozitës, tha se brenda mandatit të tij të parë, synon që ta rrisë furnizimin me ujë të rrjedhshëm për banorët e Tiranës, deri në 17 orë në ditë.

Më ndiqni në rrjete sociale

Le të jemi më pranë njëri-tjetrit. Së bashku fitojmë!

Abonohu tani për të marrë njoftimet e fushatës!