fbpx

Këlliçi: Parkimi shumë i shtrenjtë në Tiranë, aferë korruptive

Kandidati i Opozitës për Bashkinë e Tiranës Belind Kelliçi u shpreh në emisionin ‘Publikisht’ në TVSH se tarifat e parkingut në Tiranë janë shumë të shtrenjta, dhe të papërballueshme për qytetarët.

Dhe sidomos për nëpunësit, që detyrohen shpesh ta lënë makinën per gjithë ditën, kundrejt kostos me 2 mijë lekë orën.

Këlliçi deklaroi se ka kërkuar zyrtarisht informacion, si deputet që e ka ende mandatin, se përse janë këto tarifa dhe ku shkojnë këto para që mbledh Bashkia.

Kandidati i PD tha se edhe tarifat që merren për parkimin përmes mesazheve telefonike, janë shumë të larta.

Por, shtoi ai, edhe pse thuhet se këto pagesa shkojnë për gjelbërimin e qytetit, nuk dihet se cili është rezultati.

Ku është ky gjelbërim? Ngriti pyetjen Këlliçi, duke shtuar se kemi të bëjmë vetëm me një aferë korruptive që i rëndon njerëzve.

Transparenca është e domosdoshme dhe do të bêhet, theksoi Këlliçi, për miliona euro taksa që Bashkia mbledh çdo vit, ku një pjesë e konsiderueshme e tyre përdoren për paga dhe favore elektorale e financiare.

Më ndiqni në rrjete sociale

Le të jemi më pranë njëri-tjetrit. Së bashku fitojmë!

Abonohu tani për të marrë njoftimet e fushatës!