fbpx

Programi për uljen e taksave e tarifave, Këlliçi me qytetarët dhe bizneset: Zbusim koston e jetesës.

Pasi prezantoi me ekspertët dhe përfaqësues të biznesit programin për uljen dhe reduktimin e taksave e tarifave vendore, kandidati opozitës për bashkinë e Tiranës Belind Këlliçi, ua preznatoi këtë proram edhe qytetarëve. Gjatë ecjes në rrugën “Myslym Shyri”, Belind Këlliçi takoi dhjetra qytetarë e biznese, të cilëve u  dorëzoi programin që parashikon ulje dhe zerim të disa taksave dhe tarifave vendore për biznesin e vogël dhe të mesëm. Sipas Belind Këlliçit, ky program do të ndihmojë biznesin.
 
“Tju lë vetëm një kopje të programit për tarifat dhe taksat për biznesin e vogël që do ti ulim. Një pjesë do ti zerojmë, se skeni pse të paguani taks për infrastrukturë shkolle nga dy herë, etj etj. Idea është që të ndihmojmë biznesin e vogël. Të gjithëve po u shkoj derë më derë, biznes për biznes. Po u hyj dhe po ua jap në dorë. Kam shpalosur ditën e djeshme programin për uljen e taksave biznesin e vogël dhe të mesëm, që janë më të persekutuarit këto vite. Kështu që po dal dhe po takoj bizneset, qytetarët”-tha Këlliçi.
 
Nga ana tjetër, qytetarët kanë shprehur jo vetëm revoltën ndaj bashkisë dhe qeverisë për gjendjen e vështirë që po kalojnë, por gjithashtu kanë shprehur besimin se në 14 maj Belind Këlliçi do të jetë qytetari i parë i Tiranës.
 
“Nuk është vendi jonë ky! Ndaj fëmijëve u them ikni, ikni, ikni. Por që ta thotë prindi është shumë e rëndë, të ndjekësh fëmijët nga shtëpia është shumë e rëndë”,- tha një qytetare.

“Bëni çmos të na e hiqni këtë. Me Mençuri dhe me qytetari, ashtu do t`i fitosh. Çun i ri je, do bësh për Tiranën. Inshallah të fitosh”-u shpreh një tjetër qytetar.

Programi i paraqitur nga Belind Këlliçi synon uljen dhe zerimin e të paktën 7 taksave dhe tarifave vendore, të cilat  sot janë një barrë e rëndë financiare për 41 mijë biznese të vogla dhe të mesme në kryeqytet.

Më ndiqni në rrjete sociale

Le të jemi më pranë njëri-tjetrit. Së bashku fitojmë!

Abonohu tani për të marrë njoftimet e fushatës!