Paketa:
-3 mln euro për të mbështetur huamarrjen e fermerëve;
-2 mln euro, mbeshtetje per Produktet “Made in Tirana”
-1 mln euro si mbështetje për certifikimin organik dhe bio të produkteve bujqësore;
-0% taksa për fermerët e Tiranës që do të shesin në Tregjet e gjelberta;
-10 mije euro mbështetje për çdo fermer që kërkon të nisë një biznes të ri;
Kjo do të thotë:
-6 deri ne 8 lopë të rracës;
-50 deri 60 dele të rracës;
-1000 pula pjellëse apo zogj për mish;
-Vlerën e inputeve dhe fidanëve për sipërfaqe më të mëdha se 0,1 ha, me kufi të sipërm deri 2500 euro në vit;
-Subvencionim 100% per karburant për punimin e sipërfaqeve deri në 1 ha, por jo më të vogla se 0,1 ha;
Mbështetja për produktet “Made in Tirana”
-Subvencionim deri ne 70% te kostos se produktit për të gjitha prodhimet blegtorale bulmetore “Made In Tirana”, që kanë destinacion tregun e Tiranës;
-Subvencionim deri ne 50% te kostos se produktit per te gjitha prodhimet frutikulture, akuakulture “Made In Tirana”, që kanë destinacion tregun e Tiranës;
-Ngritja e të paktën 15 Tregjeve të Gjelberta në Tirane sipas standardeve më të mira;
-Zero taksa bashkiake për të gjithë fermerët që do të shesin prodhimet “Made in Tirana” ne tregjet e gjelbërta të Bashkise;
Mbeshtetje tjeter direkte për Fermerët
-Për fermerët që do të certifikojnë organikisht produktet e tyre, mbulimi i shpenzimeve deri ne 50%;
-Per fermerët që do te marrin hua në bankë për investime në agrokulture apo dhe agroturizem (në infrastrukture), për kredi deri në 30 mijë euro, me interes zero, sepse bashkia do ta mbulojë interesin pranë bankës përkatëse;