fbpx

“Tirana ka nevojë për ty” Belind Këlliçi takim me qytetarët: Fitorja është e sigurt me ndihmën e njerëzve të thjeshtë që do të ndryshojnë drejtimin e bashkisë më 14 maj.

“Tirana ka nevojë për ty”.

Me këto fjalë e kanë pritur në “Rrugën e Dibrës” kandidatin e Partisë Demokratike për Tiranën, Belind Këlliçin, i cili ka shtrënguar duart me banorët e zonës mbrëmjen e kaluar.

Në takimet e drejtpërdrejta me ta, Këlliçi dëgjoi nga afër shqetësimet për punën e pushtetit vendor, problematikën e zonës apo pritshmëritë e qytetarëve, me qëllim që këto të jenë pjesë e programit që do të prezantojë Partia Demokratike gjatë fushatës në Tiranë.

Në bashkëbisedim me ta, kandidati Këlliçi tha se fitorja është e sigurt me ndihmën e njerëzve të thjeshtë që do të ndryshojnë drejtimin e bashkisë më 14 maj. Takimet e Këlliçit janë pjesë e turit “Jam këtu t’ju dëgjoj”, që ka si qëllim komunikimin e drejtpërdrejt me secilin banor të Tiranës, për të kuptuar më mirë sesi pushteti vendor mund të përmirësohet.

Më ndiqni në rrjete sociale

Le të jemi më pranë njëri-tjetrit. Së bashku fitojmë!

Abonohu tani për të marrë njoftimet e fushatës!